Shfrytëzoi fieraken si prostitutë, arrestohet tutori i shpallur në kërkim

E publikuar: 18/10/2017 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Fierit ka arrestuar Erald Xhukiçin, një 34 vjeçar, banor i lagjes Kryengritja në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte vendosur masën “Arrest me burg” për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen D.M, 30 vjeçe, banuese në Fier.