Shfletuesi etiketon sajtet që shpërndajnë lajme të rreme

E publikuar: 24/01/2019 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft në bashkëpunim me NewsGuard do të luftojë lajmet e rreme. NewsGuard është një shtojcë shfletuesi e cila mat besueshmërinë e sajteve informative dhe të lajmeve.

Versioni i fundit mobil i Edge në Android dhe iOS vjen me shtojcën të integruar.

Çfarë është NewsGuard?

Kompania pas shtojcës përbëhet nga gazetarë të trajnuar të cilët matin besueshmërinë e faqeve mbi disa kritere dhe i radhisin në përputhje.

Nëse instaloni do të vëreni tiketa në ngjyrë jeshile për sajtet e besueshme dhe në ngjyrë të kuqe për ata që shpërndajnë keqinformim.

Nëse klikoni ikonën do të vëreni edhe rezultatet e analizës që shtojca i bën sajteve.

Shtojcat është e disponueshme në Microsoft Edge që nga viti i kaluar por për aplikacionet mobile kjo është hera e parë.

Automatikisht është i fikur po duhet ta aktivizoni duke shkuar në Settings – News Rating dhe më pa të aktivizoni NewsGuard.

Por jo të gjithë janë të lumtur për partneritetin e Microsoft me NewsGuard. Veçanërisht sajtet si WikiLeaks apo Daily Mail që etiketohen si sajte “mashtruese.” /PCWorld Albanian