Në territorin e Antarktidës është shfaqur një gropë me përmasa të shtetit amerikan Maine, shkruan Daily Mail.
Sipas profesorit Kent Moore, ekspert i fizikës atmosferike nga Universiteti i Torontos, kjo sipërfaqe duket si “është shpuar një gropë e madhe në akull”, transmeton Telegrafi.
Një gropë e tillë thjesht formohet në regjione të caktuara të Antarktidës, por në këtë rast është formuar nga qindra kilometra vrima të vogla. Shkaqet që kanë bërë që vrimat e vogla të shkrihen dhe të formohet një e madhe nuk dihen.
“Po të mos kishte qenë sateliti, nuk do ta dinim se është atje kjo gropë”, ka shtuar Moore.
Ai ka shtuar se gjatë viteve të ’70-ta në afërsi të këtij vendi, në periferi të detit Vedelo, gjithashtu ishte shfaqur një gropë e ngjashme.
Megjithatë, në mungesë të pajisjeve teknike nuk kanë arritur nuk e kanë trajtuar rastin si duhet.
“Ajo tani është rikthyer”, ka shtuar eksperti.
Moore dhe kolegët e tij me ndihmën e satelitit dhe robotit që funksionojnë në thellësi të mëdha, planifikojnë të gjejnë përgjigjet në pyetjen se si është shfaqur qysh në vitet e ’70-ta një gropë e tillë. /Telegrafi/