Diva e muzikës ka vendosur të veshë një fustan të kreatorëve shqiptarë për festën e ditëlindjes së P. Diddy!
Talenti dhe kreativiteti i shqiptarëve ka marrë vëmendjen edhe të një prej grave më të fuqishme në botë.
Këngëtarja e njohur për hitet, për stilin dhe për format e saj të mahnitshme të trupit, Beyonce, ka vendosur që të veshë një fustan elegant të krjuar nga kreatorët shqiptarë, Kujta&Meri, shkruan Gazeta Express.
Ata kanë treguar se kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit në këtë fustan me qejf dhe me shumë emocione.
“Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë të krijojmë më të mirin për të. Ishte shumë përgjegjësi e madhe të krijonim për divën”, shkruajnë dizajnerët në videon ku shihen duke e punuar fustanin.
Beyonce këtë kreacion elegant e veshi për të marrë pjesë, bashkë me bashkëshortin Jay Z në festën e organizuar për ditëlindjen e mikut të tyre, reperit dhe biznesmenit të njohur, Diddy.
Ajo ka postuar edhe disa fotorafi ku duket bombastike, ndërsa tregon të gjitha detajet e fustanit, i cili duket se i ka pëlqyer shumë./Gazeta Express/