Një çift bashkëshortor janë evakuuar nga shtëpia e tyre, pasi një gropë gjigante është hapur në oborrin e shtëpisë së tyre.
Banorët e Ocala në Florida kanë thënë se kishin vërejtur një gropë të vogël, e cila pas disa javëve u shndërruar në një gropë të madhe e cila po përpinte gjithçka para vetes, transmeton Telegrafi.
Gropa është e gjerë 8 metra kurse e thellë plot 5 metra. Por, shumë njerëz po pyesin se si ka ardhur deri te hapja e kësaj grope misterioze.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në po të njëjtin qytet gjatë qershorit, ku në të kishin përfunduar disa vetura. /Telegrafi/