Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur disa banera në mbikalimin e Fushë Kosovës, me mbishkrimin me “9 Janar protesto për Republikën”, “ Rroftë Republika! “ Zajednicë” “ Zajednicë”.
Derisa kryeministri Isa Mustafa ka një kovë që mban në duar duke lyer ‘Zajednicën’ me ngjyrë të kuqe, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi mban në duar mbishkrimin ‘Zajednica’.
Ky baner është i vendosur në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, një ditë para protestës së thirrur nga opozita kundër marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, ditëve të fundit në kryeqytet janë shfaqur disa grafite ku personazhe të tyre ishin presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli. Derisa për Jahjagën ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe krerë institucional, duke quajtura si grafite me mesazhe seksiste, për grafitin e Veselit i cili ishte portretizuar si njëri nga udhëheqësit e mafies më të madhe në botë Toni Montana, ende askush nuk ka reaguar. /KP


















