Shëtitja rreth qytetit me taksi i kushtoi mbi 18 mijë dollarë, paratë iu kthyen vetëm pasi postuan fotografinë në Twitter (Foto)

E publikuar: 13/12/2017 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Toronto ishte detyruar të paguante mbi 18 mijë dollarë, pasi shfrytëzoi shërbimin “Uber taksi”, duke u “shëtitur” për vetëm tetë minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë pasagjeri ai që ka postuar një imazh të faturës së fryrë – e cila vë në dukje udhëtimin e tij që zgjati vetëm 21 minuta.

Siç thuhet më tej, ai paraqiti aty pagesën prej 8,518.50 dollarësh amerikan, të cilin e kishte paguar për një udhëtim I cili do të duhej të kushtonte ndërmjet 12 deri në 16 dollarë.

Uber në fillim refuzoi t’i jepte një rimbursim, shkruajnë mediat. Por, pasi një shok i tij e publikoi këtë ndodhi në Twitter, Uber më vonë e pranoi gabimin dhe ia ktheu paratë e tij. /Telegrafi/