Shesin viza false dhe paraqiten si “bashkëpunëtorë të Ambasadës së Zvicrës”

04.02.2016 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shesin viza false dhe paraqiten si “bashkëpunëtorë të Ambasadës së Zvicrës”

Vajza 15 vjeçe nga Kosova kishte provuar të dielën që shkoi të hynte në Gjermani me një vizë zvicerane të Shengenit. Por me rastin e kontrollimit që iu bë në Aeroportin e Munihut doli se viza kishte qenë e falsifikuar.

Mediet gjermane kanë shkruar për rastin, duke iu referuar rrëfimit të vëllait më të vjetër të vajzës, me qëndrim në Zvicër, atij që e kishte shoqëruar vajzën dhe te i cili ajo do të vinte si mysafire.
Ai kishte deklaruar se për këtë vizë kishte paguar 1500 euro por këtë e kishte bërë në “mënyrë legale”, pasi që sikur i kanë thënë atij, Ambasada e Zvicrës e praktikon që atyre të cilët duan viza “me procedurë të shpejtuar” t`ua bëjë të mundur këtë kundrejt një pagese më të madhe. Sipas tij këtë ia kishte mundësuar një “bashkatdhetar” i cili bashkëpunonte me ambasadën. Ai kishte pranuar dhe pak ditë më vonë e ka marrë pasaportën e motrës së tij me vizën, pasi ka paguar shumën e kërkuar.

Sado që ka pasur njëfarë dyshimi, ai, pasi e ka kaluar pa problem kontrollin në Aeroportin e Prishtinës, ka hequr merakun se mund të zihej.

Duke hulumtuar rastin, gazeta zvicerane “20 minuten” ka folur me kosovarë të tjerë të cilët i kanë pohuar se nuk është ndonjë punë e vështirë që në Kosovë të sigurohet viza e falsifikuar për Shengen. “Gjithçka ështe çështje parash”, thotë një 41 vjeçar anonim, i cili pranon se për të ardhur në Zvicër ka përdorur edhe vetë një vizë të tillë.
41 vjeçari flet per gjithë “ofertën e larmishme” që ka në Kosovë kushdo që dëshiron te marrë vizë kundrejt pagesës. Në këtë biznes, përveç trafikantëve vendorë ka të përfshirë edhe njerëz nga ambasadat.

Edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës e vërteton ekzistimin e këtij problemi. “Na është e njohur se jashtë ambasadave, në vendet me presion të madh migrimi si Kosova, ofrohen shërbime ilegale nga palët e treta. Në këtë dreejtim, Ambasada jonë ua tërheq vërejtjen palëve në faqen e saj të internetit”, thotë një zëdhënes. Aty shkruan se personat që qëndrojnë afër mureve të ambasadës dhe ofrojnë shërbimet e tyre, nuk duhet të vihen në lidhje me punëtorët e ambasadës. Ambasada e Zvicrës në Kosovë nuk bashkëpunon me agjencitë.

Ambassade_suisse3_kos2

Ndërsa lidhur me dyshmin se mund të jetë përfshirë në ketë biznes edhe ndonjë punëtor i ambasadës, zëdhënësi thotë se nuk ka ndonjë indikacion konkret në ketë drejtim. Sikur të kishte, me siguri se do të ndiqej. Por ai pranon se falsifikuesit dijnë të jenë mjaft kreativë, duke falsifikuar në mënyrë shpeshherë mjaft cilësore dokumentet që kërkohen më shumë. /albinfo.ch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare