Sheshi i Prishtinës bëhet me fushë patinazhi

E publikuar: 04/02/2018 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet me një fushë me akull sintetik, e cila do të përdoret për patinazh.
Këtë risi për Prishtinën e ka mundësuar Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili do të realizojë projektin në fjalë.

Që nga 9 shkurti, KOK-u do të organizojë Festivalin Olimpik “PyeongChang2018”, në Prishtinë.

Përgjatë 16 ditëve sa do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të promovohen sporte të reja./GazetaExpress/