Shesheli mbledhë nacionalistët: Djegin flamujt e Kosovës, SHBA-së, NATO-së…

E publikuar: 24/03/2015 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra serbë kanë protestuar sot në rrugët e Beogradit për të kundërshtuar bombardimet e NATO-së, që u bënë 16 vite më parë në Serbi.

Kryetari i Partisë Radikale serbe, Vojsllav Sheshel së bashku me mbështetësit e partisë së tij kanë djegur flamujt e Shteteve të Bashkuara, NATO-n, Kosovës si dhe të Bashkimit Evropian, transmeton zeri.info

Siç raporton “Kurir”, njësitet e Policisë janë duke përcjellur këtë ngjarje.

Image

Ndryshe, sot mbushën 16 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë.

Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 1244 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe/Zëri/

Image
Image
Image
Image