Selena Gomez dhe Taylor Swift, të cilat kanë qenë mikesha të ngushta për vite me radhë, përfliten se janë përfshirë në një sherr të madh momentalisht pasi ish-yll i Disney ka vendosur ta përjashtojë këngëtaren nga rrethi i saj i ngushtë.“Radar Online”, i cili ishte i pari që publikoi këtë lajm, raporton se Selena është këshilluar nga konsulentët e saj të qëndrojë sa më larg Taylor.
“Që kur Selena ka dalë nga qendra e rehabilitimit, ajo ka hequr dorë nga të gjitha influencat e këqija në jetën e saj, ku një ndër këto ishte Taylor”, ka thënë një burim për gazetën.