Policia e Shtetit ka arretsuar tre punonjës të Policisë bashkiake. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr.1 në Rrogozhinë. Policia njoftoi se tre policët bashkiakë bashkë me shoferin e një furgoni, kryenë veprime arbitrare duke mos lejuar të parkojë në stacion një autobuz publik interurban si dhe duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos, E.D, 28 vjeç dhe E.D, 28 vjeç, vëllezër. Shoferi i furgonit, R.J. 26 vjeç, u procedua në gjëndje të lirë
Në pranga ranë: Ruzhdi Juba, 54 vjeç; Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, të tre banues në Rrogozhinë
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 250/25 dhe 89 të Kodit Penal. / SYRI.net/

















