Shërohet me ‘kanabis’ pacienti që i kishin mbetur edhe 18 muaj jetë

E publikuar: 21/04/2015 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pacient i diagnostifikuar me kancer është shëruar duke përdorur një kurë me kanabis.
David Hibbitt kishte vetëm edhe 18 muaj jetë, por ai tani ka lënë prapa sëmundjen vdekjeprurëse, dhe po shikon të rregullojë të ardhmen e tij bashkë me bashkëshorten.

Sipas gazetës angleze “Metro”, 33 vjeçari nga Stoke-on-Trent, Staffordshire, thotë se mrekullia kishte ndodhur kur ai vendosi të provojë një vaj kanabisi, të cilin e bleu për 50 funta gramin nga një shitës lokal, transmeton lajmi.net.

“Shokët më propozuan vajin e kanabisit, të cilin në fillim e refuzova. Unë kurrë më përpara nuk kisha përdorur ndonjë lloj droge”, thotë ai.

“Po shkoja drejtë vdekjes dhe nuk kisha çfarë të humbas. Nuk e pranoja faktin se duhet të vdes”.

Ai kishte bërë disa sezone me kimoterapi dhe radiologji para se të operohej për të hequr zorrën e trash në mars të vitit 2013, gjë që kishte rezultuar pa sukses.
Por, por pas përdorimit të ilaçit me kanabis, ai është shëruar dhe tani po planifikon të ndërtojë të ardhmen bashkë me bashkëshorten gjashtë vjet më të re, 26 vjeçaren Heather Martin, të cilën e ka njoftuar kohëve të fundit.

Hulumtuesit shkencor në Britani thonë se kanë dëgjuar për përdorim të vajit të kanabisit nga pacientë të ndryshëm, por nuk kanë ndonjë evidencë konkrete nga provat klinike të përdorimit dhe suksesit të këtij ilaçi. (lajmi.net)