Sherifi: Qeveritarët janë shndërruar në mashtrues profesionistë

E publikuar: 27/12/2016 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Nismës për Kosovës Bilall Sherifi, duke komentuar deklaratë e ministres për Dialog Edita Tahrir, e cila ka thënë se në formimin e Asociacionit, Serbia nuk ka asnjë rol, ka thënë se ky është një veprim që kjo qeveri mashtrimin e ka mjet të pashmangshëm.

Ai me anë të një postimi ën facebook, ka thënë se Tahiri së bashku me kryeministrin Isa Mustafa ka udhëhequr bisedimet për këtë çështje, të cilën Gjykata Kushtetuese ka  konstatuar së është në kundërshtim më Kushtetutën, shkruan lajmi.net.

Sherifi  ka thënë se zyrtarët qeveritarë janë shndërruar në mashtrues profesionistë.

Postimi i plotë i Sherfit:

Janë shndërruar në mashtrues profesionist!

Në cilësinë e ministres për dialog ka qenë në krye të bisedimeve me Serbinë, përveç tjerash, edhe për marrëveshjen mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për të njejtën çështje bisedimet i ka vazhduar edhe shefi i saj kryeministri Isa Mustafa i cili edhe e ka nënshkruar këtë marrëveshje për të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. Tash, ministrja për dialog Edita Tahiri, pa fijen e respektit për qytetarët e Kosovës del dhe thotë se: “Serbia nuk ka asnjë rol në krijimin e asociacionit”

Ky është vetëm një nga shumë veprimet e kësaj qeverie që dëshmon se këta mashtrimin e kanë mjet të pa shmangshëm të qeverisjes së tyre. Këta mashtrimin e kanë përvetësuar mirë, madje janë shndërruar në mashtrues profesionist!