Sherifi: Nuk e di çka merr Teuta Rugova me votimin e Qeverisë Haradinaj

E publikuar: 15/08/2017 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se nuk është i përfshirë në procesin e bindjes së Rugovës për të votuar PAN-in.

“Për votën e Teuta Rugovës nuk jam në proces të negociatave dhe nuk kam njohuri të tilla se çka merr Teuta Rugova me votimin e Qeverisë. Ndoshta është kthim i nderit që zotëri Haradinaj i ka bërë Presidentit Rugova”, deklaroi Sherifi në “Interaktiv” të “KTV”-së.