Shërbimi Korrektues fillon me lejimin e vikendeve për të burgosurit e vaksinuar

E publikuar: 04/10/2021 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga nesër do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

Nga SHKK kanë thënë se lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.