Ish Shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, e ka konfirmuar se ishte arrestuar ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Tiranë, para vitit 1999.
“Po e vërtet është… është arrestuar nga Shërbimi Informativ”, ka thënë Klosi.
Klosi ka rrëfyer për luftën e Kosovës dhe për udhëheqësit kryesorë të shqiptarëve; këndej e andej kufirit.
Fatos Klosi ka folur për Sali Berishën dhe lidhjet e tij me serbët, ku Berishën e ka quajtur më së paku nacionalist.