Shënoi golin e barazimit, Caicedo: Juventusi nuk luajti futboll në 20 minutat e fundit

E publikuar: 08/11/2020 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Lazios, Felipe Caicedo, tha se ai “nuk ka fjalë” pasi realizoi golin e barazimit ndaj Juventusit në sekondat e fundit të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

“Nuk e di, golin ia dedikoj të gjithë ekipit. Correrira me dha një top të mirë dhe ai ka merita këtu.”, tha Caicedo pas ndeshjes për mikrofonat e “DAZN”.

“Ne po bënim presion në sulm dhe besonim se diçka edhe mund të ndodhte. Të jem i sinqert, unë jam pa fjalë sot.”

“Unë i humba dy topa para se të realizoja. Fusha nuk dukej në kushtet më të mira, por ky ekip nuk dorëzohet kurrë. Juventusi dukej se nuk po luante futboll në 20 minutat e fundit.”, tha në fund Caicedo i cili hyri në lojë në minutën e 54’ të ndeshjes duke e zëvendësuar sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin.