Shënohet Java ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

E publikuar: 17/10/2016 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e të Verbërve të Kosovës sot organizon një aktivitet me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë”.

Ky organizim mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast Shoqata e të Verbërve të Kosovës do të ndaj çmimin “Haxhi Leti” drejtorit të Muzeut Kosovës, Skender Boshtrakaj, për kontributin e dhënë për komunitetin e të verbërve.