Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sot HANDIKOS dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, shënojnë këtë ditë me konferencën “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”.
Konferenca do të mbahet në Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuar/HandiKOS, në Prishtinë, në ora 10:00.
Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin ditë të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi të kufizuara.