Lajmet

Shenjtërohet Nënë Tereza

04.09.2016 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shenjtërohet Nënë Tereza

Papa Françesku ka shenjtëruar në Vatikan Nënën Terezë, e respektuar për punën e saj me të varfrit në Indi.

Dhjetëra mijëra pelegrinë kanë mbushur Sheshin e Shën Pjetrit për të përcjellur meshën e kanonizimit.

Dy mrekullitë e Nënës Terezë, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997, i janë atribuuar asaj për shenjtërim.

Në Indi, një meshë e posaçme është mbajtur në Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që ajo e themeloi në Kalkutë.

Mbi 1.500 njerëz të pa strehë gjithandej Italisë, janë sjellë në Romë me autobusë dhe u janë ofruar ulëset e nderit në ceremoni – dhe pastaj ju është dhënë drekë nga 250 murgesha dhe priftërinj të Urdhrit të Motrave të Bamirësisë

Qindra mijëra pelegrinë u mblodhën në Romë për të parë kanonizimin e Nënës Terezë, murgeshës që tërë jetën e saj ia përkushtoi ndihmës për të varfrit në Indi.

pap-francis-exlarge-theresa169

Mesha e kanonizimit, u udhëhoq nga Papa Françesku, në mëngjesin e 4 shtatorit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Një numër i peshkopëve nga Shqipëria, dhe nga India kanë marrë pjesë, sikundër edhe liderë shtetërorë, njofton rrjeti televiziv CNN.

Papa Françesku ka shpallur Nënën Terezë të shenjtë duke e bërë modelin e Vitit të tij Jubilar të Mëshirës dhe në një mënyrë të të gjithë papatit. Për Papën, Nënë Tereza i ktheu në vepra idealet e tij për kishën që të jetë “një spital fushor” i mëshirës për të varfrit, ata që vuajnë edhe nga varfëria material edhe shpirtërore.

Gjatë gjithë natës pelegrinët u lutën në kisha dhe u mblodhën përpara agimit në Vatikan nën masat e forta të sigurisë, me qëllim që të gjejnë një vend më të mirë prej nga do të shohin meshën, shkruan Reuters.

Turma pritet që të tejkalojë numrin prej 300.000 që morën pjesë në ceremoninë e Papës Gjon Pali II të beatifikimit të Nënës Terezë në Romë më 2003.

“Vëllezër dhe motra, edhe në ditët tona Zoti inspiron modelet e reja të të shenjtëve”, i tha turmës atëbotë Papa Gjon Pali II

E lindur me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, nga prindër shqiptarë, në vitin 1910, në shtetin që sot quhet Maqedoni, ajo u bë murgeshë në moshën 16 vjeçare dhe nga Kisha e Letnicës në Kosovë, u nis për në Indi më 1929, duke krijuar misionin e saj të parë më 1950. Vdiq në vitin 1997.

Në të gjallë do të thoshte se është shqiptare dhe se i takon botës.

“Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Sa më përket mua unë i takoj botës. Me zemër i takoj plotësisht Jezusit”, do të thoshte Nënë Tereza.

Në 19 vjetorin e vdekjes së saj dhe në prag të shpalljes e shenjtë edhe zyrtarisht nga Kisha, në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan, të shtunën në mbrëmje u organizua një koncert nën përkujdesjen e Kishës Katolike në Kosovë.

Në praninë e udhëheqësve të lartë të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe qindra pjesëmarrësve të tjerë, në koncert morën pjesë edhe ylli botëror i muzikësRita Ora dhe sopranoja Inva Mula, por edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe emra të njohur edhe në sportin ndërkombëtar.

Kur Kisha Romano Katolike po bëhet gati që ta shpall Nënën Terezw të Kalkutës edhe zyrtarisht të shenjtë, një njeri që Kisha beson se ajo mrekullisht intervenoi ta shpëtonte nga pragu i vdekjes, thotë se nuk beson se ajo e zgjodhi atë posaçërisht, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Kisha hapi rrugën për kanonizimin e Nënës Tereze vitin e kaluar pasi shpalli shërimin e brazilianit Marcilio Haddad Andrino nga infeksioni i trurit që rrezikonte jetën e tij, si një mrekulli.

Andrino, tani 43 vjeçar që jeton në Rio de Janeiro, tha në një konferencë me gazetarë në Vatikan të premten, se ndjehet jashtëzakonisht falënderues por tha se kushdo tjetër mund të ketë përfituar nga intervenimi i saj.

“Nëse nuk do të më ndodhte mua, me siguri se do të ishte ndonjë tjetër nesër. Ajo nuk u zhduk. Nuk ndjehem i posaçëm”, tha Andrino, që pritet të marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit ditën e diele, së bashku me gruan e tij Fernanda.

Kisha Romano Katolike ka më shumë se 10.000 të shenjtë, shumica nga të cilët u bënë të njohur pas shumë shekujsh të vdekjes së tyre.

Kanonizimi zakonisht fillon pesë vjet pas vdekjes së një kandidati, por Papa Gjon Pali II e ndryshoi këtë për Nënën Tereze, duke e përshpejtuar procesin e shenjtërimit të saj.

Mrekullia e parë që iu atribuua Nënës Terezë që i mundësoi Kishës ta lumturonte, ishte ajo e një gruaje në Indi, Monica Bersa, që kishte tumor në stomak e që thuhet u zhduk pasi ajo dhe të tjerët iu lutën murgeshës në vitin 1998, një vit pasi Nënë Tereza vdiq, shkruan Reuters.

Katolikët e respektojnë Nënën Terezë për ndihmën dhe përkujdesjen për të sëmurët dhe ata që po vdisnin përmes urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë, që punojnë gjithandej botës.

Kritikët thonë se ajo bëri pak për të zbutur dhimbjet e të sëmurëve rëndë dhe pothuaj asgjë për të crrënjosur shkaktarët e varfërisë.

Ajo u akuzua edhe për përpjekje që të konvertojë të varfrit në Indinë e dominuar nga Hindut në të Krishterë, një akuzë që urdhri i saj vazhdimisht e ka mohuar, shkruan Reuters. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur