Pasi t’i keni përjetuar traumat që shfaqen si pasojë e ndarjes, gjërat do t’i shikoni më qartë. Nëse ende ushqeni të njëjtat ndenja, ne ju paraqesim shenjat e qarta që tregojnë se edhe ai dëshiron të ktheheni përsëri me të.
– Shoqet ju tregojnë se pyet për ty: Nëse kjo do të ishte interesim aty për aty, shoqet nuk do t’ju tregonin. Nëse shpesh interesohet për juve edhe pasi kriza e ndarjes të ketë kaluar, ai vazhdon të ndiejë diçka.
– Shfaqet në vendet ku shkonit së bashku: Nëse ish-i dashuri juaj vazhdon të shfaqet në vendet e preferuara ku shkonit së bashku, ka mundësi se nuk ju ka harruar. Shumica e atyre meshkujve që do të dëshironin të harronin të dashurën e tyre kurrë nuk do të shkonin në vendet që kanë qenë së bashku.
– Ju dhuron komplimente: Komplimentet janë shenjë se dikujt po i pëlqeni dhe se ju kushton vëmendje. Nëse ish-i dashuri juaj ka plot gojën falënderime dhe komplimente për juve, me siguri se dëshiron që me juve të jetë më shumë se shok.
– Sa herë që ju takon, ju shikon në sy: Kontakti vizual flet shumë. Nëse ish-i dashuri nuk ju shikon në sy, do të thotë se gjërat kanë ndryshuar. Vetëm ata meshkuj që nuk ndiejnë ndjenjën e fajit dhe nuk kanë pse të turpërohen mund të mbajnë kontaktin me sy me minuta të tërë.
Pra, këto janë shenjat që tregojnë se ai nuk mundet assesi t’ju harrojë, tani ju duhet të vendosni a të ribashkoheni me të apo të lidheni më dikë tjetër.