Shemsi Elezi, kandidat i VV -së, për kryetar të Drenasit.

E publikuar: 14/08/2017 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet që do të mbahen në tetorin e sivjetmë.

Partia që udhëhiqet nga Visar Ymeri ka njoftuar se Shemsi Elezi është zgjedhur kandidat i saj për kryetar të Drenasit.

“Anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e kanë votuar z. Shemsi Elezin si kandidat për kryetar të kësaj komune. E urojmë z. Elezi për rezultatin e treguar në këtë proces të brendshëm zgjedhor dhe për zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga VV.