Shembja e urës në Baltimore: Guvernatori shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ekipet e shpëtimit kërkojnë njerëzit në ujë

E publikuar: 26/03/2024 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat e huaja kanë publikuar detaje tëreja lidhur me shembjen e urës në Baltimora, pasi u godit nga një anijeje mallrash. Ura Francis Scott Key në Baltimore u shemb herët në mëngjes pasi u godit nga një anije e madhe.

Ndërkohë guvernatori i Maryland-it, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit në ujë, pasi pas shembjes makina me njërëz përfunduan në lumë.

“Ne po punojmë me një ekip ndërinstitucional për të vendosur shpejt në dispozicion burimet federale nga administrata Biden. Jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme që po bëjnë përpjekje për të shpëtuar të përfshirët në aksident dhe lutemi për sigurinë e të gjithëve. Do të mbetemi në kontakt të ngushtë me institucionet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojmë të vlerësojmë dhe t’i përgjigjemi kësaj tragjedie”, tha ai.

Ura 1.6 milje me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i jashtëm i portit të Baltimores dhe një lidhje thelbësore me Rripin e Baltimores.