
Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.
Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka reaguar në lidhje me shembjen e rrugës në kryeqytet.
Ai ka thënë se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve.
“Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka thënë se kjo Ministri po punon që të vendos rend dhe rregull, ndërsa ka thënë se edhe Komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim.
“Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve” ka shtuar Pacolli.


















