Para pak minutash është shemburr një pjesë e rrugës në dalje të Prishtinës, përtej rrethit, në drejtim të Veternikut. Një makinë është rrokullisur, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të lëndur nga ky aksident.
Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Momentalisht në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë qarkullimi i veturave në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.
Portali Lajmi.net ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që së shpejti do t’ju njoftojmë edhe për më shumë detaje.