Shembet karantina e të prekurve me koronavirus – 70 persona nën rrënoja

E publikuar: 07/03/2020 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndërtesë hoteli në qytetin Quanzhou të Kinës është shembur sot në mbrëmje.

Sipas mediave shtetërore, hoteli ka qenë duke u përdorur si karantinë për personat e infektuar me koronavirus, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Si pasojë e këtij incidenti, 70 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur, nga të cilët 33 prej tyre janë shpëtuar.

Ende nuk dihen nëse ka persona të vdekur nga ky rast.