Një shembje e dheut ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Kaçaniku”.
Si pasojë një veturë ka rënë poshtë në gropë.
Lidhur me rastin është deklaruar drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.
“Bazuar në informacionet që kemi s’ka të lënduar. Jemi duke shikuar rreth shkaqeve të cilat kanë çuar në shembjen e dheut.”, tha Fushtica për Klankosova
Po ashtu edhe drejtori i Inspekcionit Florian Dushi, tha për Klankosova se inspektorët kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Sapo ta përfundojë raportin do t’ju njoftojë.”- tha Dush.
Pas kësaj ngjarje banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, ku disa nga ta kanë dal edhe nga banesat e tyre.


















