Njohësi i rrethanave tek partitë serbe në Kosovë, Fatmir Sheholli, në Ora e Fundit, ka thënë se Kryeministri i vendit duhet të bashkëpunojë me partinë e Vuçiqit.
Kjo pasi sipas Shehollit, Kryeministri Mustafa nuk mund të bëj asnjë hap përapra me Jabllanoviqin me Mirjana Jevtiqin dhe me deputetët e Vulinit, njofton Klan Kosova.
”Pa qenë serbët brenda në Kuvend dhe Qeveri, nuk mund të themelohet Asociacioni”.
”Në territorin ku serbët udhëheqin me komuna të republikës së Kosovës me shumicë, Mirjana Jevtiq dhe këta të tjerët që kanë mbetur pa grup parlamentar, nuk mund të zbatohen planet dhe programet e Qeverisë së vendit”.
”Kryeministri i Kosovës e ka më leht me qeverisë me ata që mundet me bashkëpunu. Me Jabllanoviqin me Mirjana Jevtiqin dhe me ata deputetët e Vulinit nuk mund ta çoj asnjë hap përpara, sepse ata janë me vota prej Serbisë”.
”Vullneti i serbëve të Kosovës, është në grupin që është formuar sot”.
”Stojanoviq ka thënë se duhet ta zbatojnë marrëveshjen e koalicionit”.
”Të gjithë e dijmë sa problemin e kemi pasur me Jabllanoviqin. Jabllanoviqin e ka shkarkuar ky kryeministër. Votat e serbëve të Kosovës janë tek ky grup”.
”Sipas tyre, zonja Jevtiq nuk mund të jetë ministre, por ata duhet të bisedojnë”.
”Në Bruksel do të flitet me Gjuriqin e me Vuçiqin e jo me Vulinin’’
”Nuk kam asnjë interes për askënd, por thjeshtë është çështja e votave” ka përfundaur Sheholli, njofton KLANKOSOVA.TV


















