Që nga ora 10:00 e mëngjesit ka fillue mbledhja e Këshillit Drejtues dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës. Në mbledhje janë ftue edhe 28 senatorët nëshkrues të kërkesës për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu. Simbas burimeve të Televzionit Rrokum mbrenda mbledhjes, secili senator i ka dhanë argumentet se pse ka nënshkrue peticionin për shkarkimin e Rektorit.
Por Këshilli Drejtues ka vendosë që mbledhjen me e mbajtë të mbyllun për media.
Madje, Kryesuesja e Këshillit Drejtues, Shefkije Islamaj, në kundërshtim të plitë me urdhnesën e MInsitrit të Arsimit për transprencë, i ka quejtë mediat si penguese të procesit.
Por ka pasë edhe nga ata student senator që i kanë etiketue mediat si policë.
Por përkundër qajses përjashtuese ndaj medias, punimet e mbledhjes së Këshillit Drejtues kanë vazhdue deri në orët e vona të mbramjes.
Mbasi janë dhanë të gjitha argumentet dhe menaxhmenti për punën e bame deri tash, pritet që Këshilli Drejtues me vendosë për me shqyrtue argumentet për shkarkimin e Rektorit, ose me shpallë zgjedhje të përgjithshme në UP.
Por njani prej punëtorëve të Rektoratit thotë se në mbledhje nuk asht folë kurrgja e tillë.
Përveç argumenteve dhe kundër argumenteve që jane bërë për inicimin e Rektorit Zejnullahu, në këtë takim asht bisedue edhe për protestën e studentëve ku kërkojnë plotësimin e kushteve.
Ndërkohë, mbas përfundimit të mbledhjes, pritet që Rektori Ramadan Zejnullahu me dhanë nji deklaratë për media.


















