Shefja e Zyrës së BE’së: Politika të heq dorë nga emërimi i drejtorëve të shkollave

E publikuar: 12/03/2018 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës është shprehur e shqetësuar për gjendjen e arsimit, që pasoi edhe me një greva të organizuar nga SBASHK.
“Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, mësimdhënësit duhet të jenë të kualifikuar. Në këtë formë nxënësit nuk mund të dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ashtu sikurse ka dal në testin PISA e dhimbshme, por realitet i vërtetë”, ka thënë Apostolova në publikimin e raportit “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”

Ajo tutje ka shtuar se Kosova ka dështuar disa herë t’i bindë zyrtarët e BE-së në lidhje me progresin në arsim.

“Jam e zhgënjyer nga prezantimi i mëparshëm në lidhje më moszbatimin e këtij plani. Kosova do të jetë një ditë në Evropë, por Kosova ka dështuar disa herë ta dëshmojë këtë gjë në aspektin e arsimit.”, ka shtuar ajo.

Apostolova ka përmendur edhe grevat e arsimit të cilat po mbahen në Kosovë dhe sipas saj duhet reformë dhe kategorizim të pagave në mënyrë që mos të ndodhin gjëra të tilla.

“Duhet reformë në administratën publike dhe në kategorizimin e pagave vetëm kështu mund të kemi progres e jo duke u çuar çdo organizatë dhe të kërkojë paga, në çfarë kriteri e kërkojnë këtë. Reformat në arsim nuk janë të shpejta ato japin rezultat vetëm pas kalimit të një gjeneratë”, ka përfunduar ajo.