Shefja e misionit të tejskaduar të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, Karoline Zijade, ka thënë në Këshill të Sigurimti e akuzuar Kosovën se me vendimin e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për shtensionim.
“Në frymën e parandalimit të konfliktit, duhet t’u fitohen mendjet dhe zemrat e komunitetit.” – ka thënë ajo.
Më tutje ajo ka theksuar se autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë ofruar kohë të mjaftueshme për serbët lokale të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së.
“Ka pasur shpjegim të kufizuar për rregulloren e BQK-së, pavarësisht se për serbët që nga 1999 ka qenë de fakto mjeti ligjor i pagesës. Dhjetëra mijëra janë prekur.” – ka thënë Zijade.
Në fund Zijade ka bërë thirrje për Kosovën duke thënë se duhet të kenë konsideratë popullatën. Sepse nxisin tensionet edhe pse vendimi ka legalitetit.

















