Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar thirrje bankave qendrore për lançimin e parasë dixhitale

E publikuar: 15/11/2018 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bankat qendrore duhet të kenë në konsideratë lançimin e monedhave dixhitale ndërsa paranë e pret një kthesë historike sipas shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Largard.


Gjatë një fjalimi në Festivalin Fintech në Singapor ditën e Mërkure, ajo vuri theksin tek natyra e ndryshueshme e parasë ndërsa kërkesa për para fizike po bie në mbarë botën.

Ajo tha se bankat qendrore kanë një rol shumë të rëndësishëm për të futur në qarkullim monedhën për ekonominë dixhitale të të ardhmes.


Sipas Lagard një para dixhitale e mbështetur nga bankat qendrore do të promovonte sigurinë, privatësinë dhe koston e ulët të pagesave.

Por gjithashtu paralajmëroi rreth rreziqeve të stabilitetit financiar dhe inovacionit.

Banka Qendrore e Suedisë ka planifikuar lançimin e një versioni dixhital të monedhës quajtur e-krona në 2019-ën.

Suedia është një prej shoqërive ku paraja fizike përdoret më së pakti. Vetëm 13% e njerëzve përdorin paranë prej letre në dyqane sipas një raport të Riskbank.

Lidhur me bitcoin, Largard tha se nuk ka krijuar bindjen e duhur për të dhe bota ka nevojë për më shumë për të ndërtuar besueshmëri tek kjo teknologji e decentralizuar. /PCWorld Albanian