Shefi i Telegramit dhe themeluesi Pavel Durov, i është ndaluar largimi nga Franca.
Ai është duke u hetuar formalisht, si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin, njofton prokuroria franceze raporton “BBC”.
Durov 39-vjeçar nuk është në paraburgim, por është nën mbikëqyrje dhe duhet të bëjë një pagesë prej 5 milionë euro.
Durov, i lindur në Rusi por që ka edhe shtetësi franceze, duhet të paraqitet në stacion policor në Francë dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.
Ai u arrestua me të arritur në aeroportin “Le Bourget” në veri të Parisit të shtunën e kaluar, sipas një urdhër arresti për shkeljet të lidhura me aplikacionin e tij.