Shefi i policisë katalonase del para gjyqit në Madrid

E publikuar: 06/10/2017 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i policisë katalanase Josep Lluis Trapero, është paraqitur para gjykatës në Madrid, si i dyshuar për kryengritje kundër shtetit.

Skuadra e tij policore Mossos d’Esquadra akuzohet se nuk ka mbrojtur policinë kombëtare spanjolle nga protestuesit përpara referendumit të pavarësisë së 1 tetorit.

Një oficer tjetër policor katalanas dhe dy aktivistë të protestës gjithashtu janë marrë në pyetje si të dyshuar.

Votimi katalanas i së dielës u shpall i paligjshëm sipas ligjit spanjoll.

Seanca po zhvillohet në gjykatën kombëtare penale në Madrid. Të pandehurit akuzohen se nuk kanë ndihmuar Policinë Civile të trajtojë mijëra protestues pro pavarësisë në Barcelonë më 20 shtator.