Shefi juaj mund të lexojë tani mesazhet në WhatsApp ose çfarëdolloj bisede private që ju bëni gjatë orës që jeni në punë. Ky vendim është marrë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nisur nga një çështje gjyqësore në Rumani, ku një inxhinier u pushua nga puna se dërgonte mesazhe tek e fejuara dhe vëllai nëpërmjet Yahoo Messenger gjatë orëve që ishte në punë
Punonjësi e apeloi vendimin tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por nuk arriti ta fitojë çështjen, sepse gjykata vendosi në favor të punëdhënësit.
Gjykata e Strasburgut mbështeti punëdhënësin e tij “pasi nuk ishte e paarsyeshme që punëdhënësi të verifikonte që punonjësit e tij bënin detyrën profesionale gjatë orëve të punës”. Gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e punonjësit se i ishte shkelur privatësia dhe është kompromentuar korrespondenca e tij konfidenciale.
Kjo do të thotë se të gjitha bisedat private, duke përfshirë këtu WhatsApp-in apo mesazhet tekst, mund të lexohen nga punëdhënësit gjatë orës që punonjësit janë në punë (edhe nëse mesazhet dërgohen në pajisjet personale).