Shefi i Listës Srpska deklarohet për largimin nga Qeveria e Kosovës

E publikuar: 27/03/2018 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Listës Srpska, Goran Rakiq ka deklaruar për Radio Televizionit të Serbisë se do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, ka thënë Rakiç. “Dhuna dhe sulmi i forcave speciale të Kosovës i kanë shqetësuar serbët në veri të Kosovës”, u shpreh ai, transmeton Indeksonline

Më tej, ai ka fol edhe rreth vendosjes së barrikadave mbrëmë në veri.

“Qytetarët kanë organizuar vet ti vendosin barrikadat në veri. Ne do të shohim pas konsultave me presidentin Vuçiq”, u shpreh Rakiq./indeksonline/