Shefi i sigurisë kombëtare i SHBA-ve takon nesër Hotin dhe Vuçiqin: Përmes bashkëpunimit ekonomik përfitojnë të dy shtetet

E publikuar: 02/09/2020 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruan lajmi.net.

O’Brien thotë se mirëpret takimin e nesërm me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas O’Brien, diskutimet do të avancojnë paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit ekonomik.

Ai shton gjithashtu se nga dialogu do të përfitojnë Kosova dhe Serbia.

“Unë nesër do të mirëpres presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Nga angazhimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojnë Kosova dhe Serbia.”, tha O’Brien.