Nuk janë të pakta rastet kur drejtues politikë mbanin pozicione të cilat nuk kishin kualifikimin e duhur.
Një rast i ngjashëm vjen nga Japonia ku shefi i sigurisë kibernetike, 68 vjeçari Yoshitaka Sakurada, nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij një kompjuter.
Ligjvënësit Japonez u shokuan kur të Mërkurën Sakurada u tregua konfuz gjatë pyetjeve pë përdorimin e çelësave USB në reaktorët bërthamorë.
“Nuk i di mirë detajet por mund ti kërkoj një eksperti ta shpjegojë për ju,” u shpreh ai në parlament.
Ai shtoi se biznesin e tij që e drejton që prej moshës 25 vjeçare nuk ka përdorur kurrë një kompjuter.
Sigurisht komentet e tij i përkasin një vendi si Japonia e cila konsiderohet si teknologjikisht ndër më inovativet në botë. /PCWorld Albanian