Në fillim të javës së kaluar Microsoft tha se do të hiqte dorë nga shfletuesit Edge për të përdorur motorin e Chrome në versionet e ardhshme të tij.
Motori i Chrome fshihet pas një mori shfletuesish po dy më të spikaturit janë Chrome dhe Opera.
Edge asnjëherë nuk u bë shfletuesi popullor që Microsoft dëshironte duke kapur vetëm 4.34% të tregut.
Mozilla, organizata që fshihet pas shfletuesit Firefox, shprehu shqetësim për këtë lëvizje duke thënë se i jepte më shumë pushtet Chrome në internet.
Kjo kompani ishte ajo që i dha fund monopolit të Microsoft në fillim të 2000.
“Ti dorëzosh një infrastrukturë fundamentale online një kompanie të vetëm është një lajm shumë i keq” u shpreh CEO i Mozilla Chris Beard.
Sipas tij vendimi i Microsoft ka fuqinë për ta bërë më të vështirë situatën për Mozilla sepse zhvilluesit janë më pak të prirur të shkruajnë kod për shfletues të tjerë përveç Chrome si Firefox. /PCWorld Albanian