Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një intervistë për Eurnews Albania, ka thënë se LDK po punon për emrin e kryeministrit.
I pyetur për Vjosa Osmanin dhe qëndrimet e saj të fundit, Gashi ka thënë se në LDK respektohen mendimet ndryshe.
“Zonja Osmani është zonjë e nderume dhe deputete e Kuvendit, ka shprehë vullnetin e saj me votë dhe vazhdojmë.”, ka thënë Gashi.
Gashi është pyetur edhe për mundësinë e largimit të Vjsoa Osmanit nga LDK.
“Mund të bëj shkëputje politike nga partia e juaj. Por do ta dëmonte rëndë LDK-në në ballafaqimet e radhës”, i thotë gazetari.
“Mund edhe të mos tërhiqet, respektojmë mendimet e saj. Ndoshta do ta dëmtonte, ndoshta nuk do ta dëmtonte”, është përgjigjur Gashi.