Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është pajtuar me deklaratën e sotme të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se Kosova ka ulur tensionet në veri duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia po e bën të kundërtën.
Të paktën veprimi i fundit i Wigemark po e thotë këtë, pasi ai shpërndau në Twitter shkrimin e Baerbock.
“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Baerbock në Twitter, shkrim të cilin e ka shpërndarë në profilin e tij Wigemark.