Autoritetet në Mekiskë thonë se një shef i lartë i grupeve të kontrabandimit të drogës, ka ikur nga burgu nëpërmjet kanalit të gjatë 1.5 kilometra, që fillonte nën qelinë e tij të burgut.
Rojet kanë hyrë në qelinë e të dënuarit, Joaquin “El Chapo” Guzman, në burgun e sigurisë së lartë në pjesën perëndimore të kryeqytetit, Meksiko, pasi dje ai nuk shihej në kamerat e sigurisë.
Rojtarët e gjetën një vrimë të thellë me shkallë, që ka çuar në një tunel të gjatë me ventilim dhe sistem të dritave, ndërsa dalja ishte nën një ndërtesë që ishte duke u ndërtuar.
Një zyrtar i lartë tha se 18 rojtarë të burgut do të merren në pyetje nga prokurorët lidhur me ikjen e të dënuarit Guzman.
Kjo ishte hera e dytë që shefi i grupeve kontrabanduese të drogës të ikte nga burgu.
Në vitin 2001, ai kishte ikur nga një burg tjetër duke u fshehur në një shportë të teshava të palara.
Nofka e Guzmanit, El Chapo, do të thotë “i shkurtëri”.