Shefi i BE në Kosovë: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit që aspiron Bashkimin Evropian

E publikuar: 12/02/2025 08:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron të bashkohet me BE-në.

“Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të bëhen. Reformat duhet të realizohen”, citohet Orav në X nga Zyra e Bashkimit Evropian për Kosovë të ketë thënë për Associated Press.

Mbrëmjen e 9 shkurtit pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me publikimin e të dhënave mbi rezultatet preliminare.