Së pari themelohen institucionet pastaj Ekipi i Unitetit për të dialoguar me Serbinë. Udhëheqës i tij do të jetë Presidenti. Në këtë fazë, BE mbetet lehtësues dhe ndërmjetësues.
Por, Kosova ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. Finalja e këtij procesi është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Shefi i Stafit në Zyrën e Presidentit Thaçi. Bekim Çollaku flet për Express.
“E rëndësishme është që Presidenti tashmë ka paralajmëruar publikisht qëllimin e tij për formimin e grupit të unitetit për t’u bërë pjesë e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë faze përfundimtare. Natyrisht, se pari duhet te themelohen institucionet e reja dhe pastaj menjëherë do te pasojnë veprimet konkrete për themelimin e grupit te unitetit”ka thënë Çollaku, transmeton gazetaexpress. Sipas tij, udheheqes duhet te jete presidenti.
“Tani, kjo çështje është qartë që negociatat e ndërmjetësuara nga BE zhvillohen në nivelin më të lartë, pra në nivel të presidentëve. Në anën tjetër, Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë se i pari i shtetit është presidenti dhe ai përfaqëson unitetin e qytetareve. Prandaj, është e natyrshme të thuhet se Presidenti do të udhëheqë punën e grupit të unitetit, ku secili anëtar do të mund të japë kontributin e tij apo te saj.
… është e natyrshme të thuhet se Presidenti do të udhëheqë punën e grupit të unitetit, ku secili anëtar do të mund të japë kontributin e tij apo te saj”, ka thënë Çollaku, raporton gazetaezpress.
Ai ka thënë se ne dialog mund te perfshihet edhe SHBA. “Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket rolit ndërmjetësues apo lehtësues. Pra, vazhdon të mbetet BE-ja, ajo që e lehtëson këtë proces. Mirëpo, ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit. Ndërsa, nuk mund të paragjykojmë përfshirjen apo mospërfshirjen e Rusisë apo të ndonjë shteti tjetër në këtë proces. Kjo në masë të madhe do të varet nga rëndësia dhe implikimet e këtij procesi në arenën ndërkombëtare.
…ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit”, ka thënë ai, transmeton gazetaexpress.