Në shtëpinë e tij në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara mbrëmë ka vdekur themeluesi i një grupi të njohur muzikor, Keith Emerson. Ai vdiq në moshën 71 vjeçare.
Ai ishte themelues i grupit Emerson, Lake and Palmer.
Vdekjen e tij autoritetet po e hetojnë si vetëvrasje të mundshme, pasi ai e kishte një plagë të qartë të vetëshkaktuar nga arma në kokën e tij.
Keith Emerson, së bashku me tamburistin, Carl Palmer, dhe gitaristin e vokalistin, Greg Lake, ishin persona gjigandë të muzikës progresive rok, në vitet e 70-ta. Ata i kishin incizuar 6 albume, që ishin shitur në numër rekord, përfshirë edhe melodinë e njohur, Lucky Man.
Grupi Emerson, Lake And Palmer u shkatërruar në vitin 1979, në vitin 1991 u ribashkua, më vonë u nda përsëri, ndërsa për herë të fundit tre muzikantët u bënë së bashku në vitin 2010 për një turne.