Pas sulmeve të djeshme në kryeqytetin evropian, që pretendohen të jenë bërë nga ISIS, Departamenti i Shtetit Amerikan ka paralajmëruar qytetarët e saj për rreziqet e mundshme të udhëtimit në gjithë Evropës, duke u bërë thirrje që mos të shkojnë në Evropë.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit i cili mbetet në fuqi deri më 20 qershor të këtij viti thuhet se grupet terroriste vijojnë të planifikojnë sulme së shpejti në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër eventet sportive, parqet turistike, restorantet dhe mjetet e transportit.
“Departamenti i Shtetit bën thirrje që të bëhet kujdes me situatën në rrethinat pranë dhe të shmangen vendet me shumë njerëz, sidomos gjatë festimeve fetare apo gjatë festivaleve të e mëdha dhe eventeve. Po punojmë në kontakt të ngushtë me aleatët tanë për të ndarë informacione me partnerët tanë evropianë që do të kontribuojnë për të identifikuar dhe për të parandaluar kërcënimet”, thuhet në thirrjen e Departamentit të Shtetit Amerikan.
















