SHBA-Rusi, tension për FIFA-n

E publikuar: 28/05/2015 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA dhe Rusisë shtrijnë rrezen e tyre edhe mbi futbollin. Pas hetimit të FBI që solli 7 arrestime në rradhët e drejtuesve të Fifa-s, i kundërvihet amerikanëve as më shumë e as më pak por vetë Vladimir Putin, Presidenti i Federatës Ruse.

“Kjo është qartësisht një tentativë për të bllokuar rizgjedhjen e Blatter si President i Fifa-s. Është një dhunim ekstrem i parimeve mbi të cilat bazohet funksionimi i një organizmi ndërkombëtar”

Janë fjalë bombë ato të Putin që pasojnë ato të Ministrit të Brendshëm Rus, i cili deklaroi se SHBA po tenton të shtrijë juridiksionin e saj mbi shtete të tjera sovrane. Pozicionimi i qeverisë ruse është i kuptueshëm. Rusia do të mikpresë Botërorin 2018 dhe Sepp Blatter pati një rol kyc në përcaktimin e vendit organizator. Ishte vetë presidenti i Fifa-s ai që refuzoi atë që e konsideroi si një presion për të penguar zhvillimin e eventit madhor në Rusi.  Shefi i Kremlinit, Putin thelloi sulmin e tij dhe nuk përjashton madje që në hetimin e SHBA të jenë përdorur të njëtat metoda që u ndoqen edhe me themeluesin e Ëikilekas Assange dhe ish bashkëpunëtorin e Cia-s , Snowden, pra rruga gjyqësore për të eliminuar persona që i krijojnë probleme Amerikës.

” Për fat të keq partnerët tanë amerikanë përdorin të njëjtat metoda për të arritur synimet e tyre dhe e bëjnë këtë në mënyrë të paligjshme duke persekutuar njerëzit. Nuk e perjashtoj mundësinë që me Fifan të jemi përballë një rasti të ngjashëm, edhe pse nuk e di se si do të përfundojë. Fakti që kjo ndodh në vigjilje të zgjedhjeve për Presidentin e Fifa-s më con te një ide e tillë”.

Putin drejtoi gishtin e akuzës edhe kundër Prokurores së Përgjithshme të SHBA e cila pranoi se disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Fifas kanë pranuar fajësinë”

“Akuza bën sikur nuk e njeh prezumimin e fajësisë. Është gjyqi ai që vendos nëse një person është fajtor ose jo dhe vetëm atëherë SHBA mund të thonë nëse kanë të drejtë për të kërkuar ekstradimin e këtyre personave”.