SHBA regjistron rekord me raste ditore me COVID-19

E publikuar: 02/07/2020 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 130.843, prej të cilëve 709 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 50.816, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.781.619.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion e 165 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 34,9 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 418.605 raste të konfirmuara dhe 32.143 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.456.969 raste, Rusia me 661.165 dhe India me 606.907 raste./AA/