Marrëdhëniet e ShBA dhe të Serbisë po forcohen dhe janë në rrugëtimin fillestar, thuhet në letrën që në emër të Barack Obamës John Kerry ia ka dërguar kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliqit.
Në këtë letër, siç thotë B92, ShBA pajtohen me vlerësimin e kryetarit Nikoliq se roli i Serbisë, si në planin rajonal ashtu dhe në atë global, ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, transmeton Koha.net.
ShBA po ashtu kanë përshëndetur raundin e fundit të suksesshëm të dialogut me Prishtinën.